Aksident i rëndë në Leshan të Pejës, të përfshirë KFOR-i

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës, ku janë përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamioni.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se nuk ka informacione për gjendjen e të lënduarëve.
“Për momentin kemi inofrmacion vetëm për aksidentin. Nuk kemi informata për gjendjen e të aksidentuarve”, tha ai.
Sipas zëdhënësit të policisë, aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 15:18 minuta.