Escobar në takim me Nikollën, e cilëson SHBA-në si vendin më prokosovar botë

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla e ka cilësuar si diskutim mbresëlënës takimin me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ajo ka thënë se Escobar e ka cilësuar SHBA-në si vendin më prokosovar në botë.

“Theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës, dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, ka ndarë detaje nga takimi Nikolla.

Më tej ajo ka shkruar se Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj, si dhe ka theksuar se  SHBA mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, është shprehur Nikolla./21Media

Back to top button