Kurti për kërkesat e NJSI-së: Nevojat e dëshirat janë më të thjeshta se zgjidhjet, jetojmë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Njësiti Special Intervenues të ardhurat mesatare i ka pasur sivjet mbi 2.200 euro, e sipas tij, tash do t’i marrin edhe nga 150 euro me shtesën e rrezikshmërisë.

Kurti në një postim në Facebook ka shkruar se në fund të nëntorit, pos pagës së rritur, do të marrin 1.350 euro neto retroaktivisht.

Tutje Kurti ka theksuar se nevojat, jo vetëm dëshirat, “janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet”.

“Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet. Jetojmë në Kosovë, ku BPV për kokë banori në muaj është rreth 460 euro. E sivjet, 2.134 policë të Kosovës, apo gati 27% morën më shumë se 1.000 euro në muaj mesatarisht. Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”, ka shkruar ndër tjera Kurti në Facebook.

Kurti gjithashtu ka theksuar se secili pjesëtar i NJSI-së ka pajisje në vlerë prej 10.000 eurove./21Media

Back to top button