Kaloni te përmbajtja kryesore

​Hendboll/Kosova pëson humbje nga Sllovakia

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kundër Sllovakisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror të hendbollit.

Hendbollistët e Kosovës u mposhtën si mysafirë në Povazska Bystrica nga Sllovakia me shifrat 33:23.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 15:9, epërsi kjo e lartë e sllovakëve ndaj Kosovës. Edhe pjesa e dytë i takoi Sllovakisë, që e mbylli me epërsi prej katër golave, respektivisht 18:14.

Kjo ishte ndeshja e parë ndaj Sllovakisë në kuadër të këtyre kualifikimeve, ndërsa ndeshjen e kthimit “Dardanët” e zhvillojnë të dielën e 5 nëntorit me fillim nga ora 17:00 në Prishtinë.

Rezultati final i ndeshjes, 33:23 në favor të Sllovakisë.


Përfundon pjesa e parë mes Sllovakisë e Kosovës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Sllovakisë dhe Kombëtares së Kosovës, e vlefshme kjo për kualifikimet drejt Kampionatit Botëror të hendbollit.

Pas 30 minutave lojë të zhvilluara në Povazska Bystrica të Sllovakisë, Kosova gjendet në disavantazh 15:9 kundër Sllovakisë.

Golin e parë të ndeshjes e shënuan “Dardanët”, por që më pas arritën ta humbasin ritmin e ndeshjes, ku sllovakët tani shkojnë në pushim me gjashtë gola epërsi ndaj kombëtares sonë.

Pjesa e parë, 15:9 në favor të Sllovakisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button