I mituri raporton se ia vodhën 85 euro duke e kërcënuar me thikë
Një i mitur ka raportuar në Polici se është grabitur të premten në Prishtinë.
Ai ka thënë se disa persona e kanë kërcënuar me thikë dhe i kanë marrë para.
“Ankuesi mashkull kosovar i mitur ka informuar se nga persona të pa njohur nën kërcënimin e thikës i janë grabitur 85€. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Rasti është duke u hetuar./21Media