Kurti merr një përshëndetje mirëseardhjeje nga Fajoni në kongresin e PES-së

(Lajm i përditësuar)


Kurti merr një përshëndetje mirëseardhjeje nga Fajoni në kongresin e PES-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë , ku aty e pranishme është edhe ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.

Kjo e fundit e përshëndeti Kurtin.

“Ne kemi nevojë për një marrëveshje të gjelbër të përshtatur për njerëzit. Ne kemi nevojë për investime në shërbimet publike që të gjithë të sëmurët të kenë qasje tek mjeku. Ne luftojmë për të drejtat sociale dhe themelore, për një shoqëri më të mirë. Kjo është lëvizja jonë politike për të mos lënë askënd pas”, ka shkruar ajo në X.


Kurti udhëton për në Malaga të Spanjës, merr pjesë në Kongresin e Socialistëve Evropianë

Nga Parisi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Malaga të Spanjës ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë 2023, njofton Zyra e Kryeministrit.

“I titulluar “Evropa në krye”, ky kongres do bashkojë krerë e liderë të shteteve e qeverive të udhëhequra nga parti simotra, aktivistë e mbështetës nga e gjitha Evropa për të diskutuar çështje, zgjedhur udhëheqësinë e PES dhe përgatitur për zgjedhjet e ardhshme evropiane.”, thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj pjesëmarrjeje njëditore, kryeministri Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti./21Media

Back to top button