Kaloni te përmbajtja kryesore

Flamuri palestinez vendoset e pastaj hiqet nga objekti i Grandit

Pak orë para ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit është shpalosur flamuri i Palestinës në objektin e Hotelit Grand në Prishtinë,

Për këtë përgjegjësinë e ka marrë Kolektivi pë Mendim dhe Veprim Feminist, që ka shkruar në rrjetin social X se vendosja “u bë si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez”.

“Sot shpalosëm flamurin e Palestinës si akt i solidaritetit me luftën e popullit palestinez për liri. I vendosur krahas flamurit që kërkon çlirimin e Ukrainës, ky flamur denoncon pretendimet për solidarizim selektiv e insiston në të drejtën e çdo populli për liri…Megjithatë, flamuri i Palestinës u hoq shumë shpejt pas vendosjes. Këtë akt ne e lexojmë si tentativë heshtuese nga shteti i Kosovës dhe pozicionim shqetësues në përkrahje të luftës gjenocidale të shtetit të Izraelit ndaj popullit palestinez”, thuhet në reagim.

Përfaqësuesja e Kosovës sot në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të përballet me Përfaqësuesuesit e Izraelit.

Dardanët do të luajnë në praninë e tifozëve sfidën e tetë të kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Në fakt kjo është ndeshja e katërt e Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, por që nuk e ka shijuar ende fitoren pasi ka vetëm tre barazime.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes Kosova-Izraeli, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button