Fatjona Kasapi lufton për të bronztën e Evrpianit të xhudos

(Lajm i përditësuar)

Xhudistja jonë, Fatjona Kasapi do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos për grupmoshat U23, që po mbahet në Potsdam të Gjermanisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Kasapi në raundin e parë të repesazhit e mposhti xhudisten nga Polonia, Paulina Zemla.

Ndërkaq, deri te lufta për të bronztën, Kasapi në raundin e parë të kësaj gare e mposhti me Wazaari, garuesen nga rumania, Jamez Romero Yudelsis, kurse në raundin e dytë Fatjona mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesen nga Ukraina, Alina Shylova.

Garuesja jonë në çerekfinale u takua me holandezen Elin Henninger, nga e cila humbi me Wazaari dhe Ippon, kurse në raundin e parë të repesazhit e mposhti polaken, Paulina Zemla.

Tani, Fatjona do të luftojë për medaljen e bronztë të Evropianit të xhudos.


Kasapi prek çerekfinalen e Evropianit të xhudos

Xhudistja jonë, Fatjona Kasapi do të luftojë për gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos për grupmoshat U23, që po mbahet në Potsdam të Gjermanisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Kasapi në raundin e parë e mposhti xhudisten rumune Yudelsis Jamez Romero.

Kasapi vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, duke e mposhtur ukrainasen Alina Shylova.

Tani, në çerekfinale Fatjona do të përballet me xhudisten nga Holanda, Elin Henninger.

Back to top button