Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Një burrë është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:50.
Policia përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se në vendngjarje kanë dal njësitë relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media