Vdiq aktori i njohur i humorit Zef Deda

Ka vdekur aktori i njohur i humorit Zef Deda. Lajmi është konfirmuar nga i biri i tij përmes një postimi në rrjetet sociale, Jualian Deda.

Mësohet se aktori vuante nga një sëmundje e rëndë.

Zef Deda njihet si një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

U lind në Shkodër më 27 korrik 1950. Eshtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Fillon shkollën e lartë për gjuhë – letërsi, por nuk e mbaroi për arsye shëndetësore.

Ka punuar për më shumë se 40 vjet në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike.

Pas një shkëputje prej 6 vjetësh, për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.

Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda./oranews

Back to top button