UEFA hap sondazh për golin më të mirë të kualifikimeve

Kualifikimet për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm në Gjermani, kanë përfunduar, me 21 kombëtare që e kanë siguruar pjesëmarrjen, me tri të tjera që kanë mbetur të konfirmohen nga playoff-i Ligës së Kombeve.

UEFA ka publikuar një sondazh për të zgjedhur golin më të mirë të këtyre kualifikimeve.

Në mesin e golave është  edhe goli i Jasir Asanit në fitoren 2-0 ndaj Polonisë dhe ai i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe.

Në mesin e shteteve që kanë siguruar kualifikimin është edhe Shqipëria, e cila ishte e para në grupin e saj, duke lënë pas Republikën Çeke dhe Poloninë.

Back to top button