Lajçaku e Sarrazini flasin për dialogun

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me të dërguarin special të Gjermanisë pre Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak ka thënë se në takim me Sarrazinin kanë folur për dialogun Kosovë-Serbi.

“Ne krahasuam shënimet për zhvillimet e fundit në rajon dhe e përditësova atë për gjendjen në dialog. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të ngushtë”, ka shkruar Lajçak./21Media

Back to top button