Kaloni te përmbajtja kryesore

Protestuesit depërtojnë në oborrin e Qeverisë, vendosin fotografinë e Liridonës

(Lajm i përditësuar)


Protestuesit depërtojnë në oborrin e Qeverisë, vendosin fotografinë e Liridonës

Pankarta me fotografinë e Liridona Ademjat është vendosur para objektit të Qeverisë.

Në protestë po marrin një numër i madh i qytetarëve.


Protestuesit arrijnë para objektit të Qeverisë

Protestues të shumtë që po marrin pjesë në protestën pas vrasjes së Liridona Ademajt tashmë janë vendosur para objektit të Qeverisë.
Të pranishëm shihet se janë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Pankarta “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, vendoset para Keshillit Prokurorial

Protestuesit që po marrin pjesë në protestën pas vrasjes së Liridona Ademajt, kanë vendosur pankartën “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, para Keshillit Prokurorial.


“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, fillon protesa në Prishtinë ku po kërkohet drejtësia për Liridonën

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, në Prishtinë po mbahet protestë ku po kërkohet që dhuna në baza gjinore dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare.

Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë pas vrasjes së Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore në Prishtinë të dielën e 3 dhjetorit, ka vendosur nga një muaj paraburgim për bashkëshoritn e Liridonës dhe dy të tjerë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button