Kaloni te përmbajtja kryesore

Halimi: Qeveria i ka kontribuar dështimit në testin PISA

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se Qeveria ka kontribuuar në rezultatet e dobëta të nxënësve kosovarë në testin ndërkombëtar PISA.

Në një postim në Facebook, Halimi ka thënë se ekzekutivi nuk ka nisur asnjë reformë domethënëse dhe ka bërë që të humben shumë orë mësimi me grevat, të cilat sipas saj, mund të shmangeshin.

“Për më tepër, Qeveria Kurti vetëm sa i ka kontribuar këtij dështimi duke mos nisur asnjë reformë domethënëse si dhe duke humbur shumë orë mësimi me grevat që mund të shmangeshin. Ky rezultat duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për institucionet, që të merren më seriozisht me këtë sektor përcaktues për të ardhmen e të rinjve dhe vet shtetit tonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Halimi më tej ka krahasuar rezultatet e Kosovës me ato të Ukrainës, vend ky që është renditur më lartë në listë edhe pse sipas saj, është gati që dy vjet në luftë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button