Rohde për marrëveshjen mes KEDS-it dhe Elektroseverit: Tani kemi nevojë për zbatim pa vonesa

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së KEDS-it dhe Eletroseverit.
Rohde me anë të një postimi në platformën X ka thënë se tani duhet të ketë zbatim pa vonesa.
“Vërtet lajm i mirë, tani kemi nevojë për zbatim të qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme!”, shkroi Rohde.
Good news indeed: we now need sustainable implementation without further delays! https://t.co/nem4doEj1b
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 11, 2023
Përndryshe, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur nënshkrimin kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë, Elektrosever.
BE-ja me anë të një komunikate e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të Udhërrëfyesit për Energjinë.