Meloni takon Osmanin, kërkon zbatim të Marrëveshjes së Ohrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni,
Sipas njoftimit të qeverisë italiane, takimi ishte i përzemërt, ndërsa përveç konfirmimit të miqësisë që lidh Italinë dhe Kosovën, ofroi një mundësi për të bërë një pasqyrë të dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
“Nga pala italiane u përsërit ftesa për të dyja palët për të miratuar masa de-përshkallëzimi që synojnë të mundësojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit”, thuhet ndër tjera në njoftim.