Kurti: Çështja e të zhdukurve është problem kombëtar, Serbia të pranojë krimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se çështja e personave të zhdukur me dhunë është problem kombëtar e humanitar. Ai tha se Serbia duhet të pranojë krimet e saj në Kosovë si pjesë e projektit gjenocidial për shfarosjen e shqiptarëve e të quajtur ‘Patkoi’. Në prezantimin e raportit vjetor nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur u tha se gjatë këtij viti janë gërmuar 15 lokacione brenda territorit të Kosovës.
Kryeministri Kurti tha se gjatë këtij viti brenda territorit të Kosovës janë kryer gërmime në 15 lokacione që ndërlidhen me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.
Tutje, shefi i ekzekutivit deklaroi se Serbia duhet të pranojë krimet e kryera në Serbi.
Ai theksoi se është i domosdoshëm angazhimi i faktorit ndërkombëtar për zbatimin e deklaratës së 2 majit 2023 në Bruksel për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës.
E kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti u shpreh se në Kosovë janë gërmuar në 15 lokacione të ndryshme të cilat kanë rezultuar me zhvarrosjen e 20 trupave dhe disa pjesë tjera kockore.
Hoti tha se Kosova vazhdon të jetë e sfiduar nga informacionet kredibile nga ana serbe, politizimin e çështjes, kapacitetet aktuale dhe zbatimin e plot të deklaratës për personat e zhdukur