Kaloni te përmbajtja kryesore

IKSHPK: Festoni qetë, lëndimet nuk riparohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka thënë se në bazë të statistikave, shumë persona lëndohen nga hedhja e mjeteve piroteknike në vende publike.

Përmes një reagimi në Facebook, IKSHPK ka bërë thirrje që të festohet qetë dhe me kujdes, duke kërkuar të ruhet shëndet.

“Qytetarë të nderuar! Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin për shumë persona të lënduar rëndë e lehtë në çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike kudo në vende publike! Lëndimet nuk riparohen! Ju lutemi! Festoni qetë e me kujdes! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në reagim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button