Kaloni te përmbajtja kryesore

FHK mbyll vitin me koktej festiv

Federata e Hendbollit të Kosovës sot ka mbajtur një koktej festiv për ta përmbyllur vitin 2023.

Të ftuar nga presidenti Eugen Saraçini, të pranishëm ishin anëtarët e bordit të FHK-së, anëtarë të komisioneve të Federatës sonë, gazetarë të shumtë sportivë, punëtor të hendbollit e doajenë sportivë.

Kokteji është mbajtur në shenjë falënderimi për gjithë pjesëmarrësit, për kontributin e tyre në një vit të suksesshëm për hendbollin kosovar. Në një atmosferë shumë miqësore, është diskutuar për të arriturat gjatë vitit që po e lëmë pas e po ashtu për planet e projektet për vitin e ardhshëm.

Paraprakisht u mbajt mbledhja e fundit e Bordit të FHK-së për këtë vit, ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e komisioneve të federatës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button