Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani thotë se mënyra më e mirë do ishte që Kosova ta kishte hartuar draftin me SHBA-në

(Lajm i përditësuar )


Osmani: Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë, nuk është favor sepse as unë as Kurti nuk jemi autorë të draftit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ”Click” të RTV21 tha se Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë që të merret me draft-statutin. Sipas saj, nuk është favor.

”Nuk po kërkohet asnjë shpetim, është detyrë e Gjykatës Kushtetuese, nuk eshte favor, e ka për detyrë sepse nuk e kam hartuar as une e as Kurti këtë draft, por e ka hartuar BE dhe është propozuar nga ata, Asociacioni  nuk është dëshirë e Kosovës”, tha Osmani.


Osmani thotë se mënyra më e mirë do ishte që Kosova ta kishte hartuar draftin me SHBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Click” në RTV21 tha se sa i përket draft-statutit të Asociacionit mënyra më e mirë sipas saj ka qenë që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta bënte  draftin si Republikë e Kosovës.

“Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta them publikisht në çdo që e kemi pasur me institucionet e tjera sepse një iniciativë e tillë është dashur të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun mirëpo pikërisht duke nuhatur që mund të na vijë një i cili jo domosdoshmërish na pëlqen në tërësi nga ana e BE-së, kam insistuar  të ulemi  ta bëjmë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën , sepse nuk i takon presidentes ta bëjë një draft”, tha Osmani.

Ajo u pyet se pse nuk ka tentuar ta bind kryeministrin për një gjë të tillë.

“Sepse ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur bindëse argumentet, çka po doni të ju them tjetër”, u përgjigj ajo.


Osmani: Ka shqetësime sa i përket kompetencave të Asociacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Click” në RTV21 pranoi se ka shqetësime sa i përket  kompetencave të Asociacionit.

“Dhe ka shqetësime sa i përket …asaj në mënyrën se si do të vlerësohen vendimet e këtij asociacioni pasi do të formohej në një situatë hipotetike, pra këto dy kategori janë më shqetësueset, por unë jam e bindur që Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta, dhe njëkohësisht atë që vet e kanë thënë në vendimin e vitit 2015 dhe do të jep sqarimet e duhura në mënyrë që praktikë të eliminohen këto dykuptimësi dhe në çfotëse veç vijmë deri të thememlimi pas atyre hapave që i diskutova që të bëhet gjithçka në përputhje me Kushtetutën tonë, nuk dua të jap vlerësime përfundimtare .”, tha Osmani.

Ajo mohoi që draft-statusi përbën atuonimi për komunitetin serb .


Osmani: Asnjëherë nuk më është kërkuar të pranojë përmbajtjen e Asociacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emisionin “Click” në RTV21 tha se asnjëherë nuk iu është kërkuar që si presidente të pranojë përmbajtjen e draftit të statutit të Asociacionit.

“Asnjëherë nuk është kërkuar një gjë e tillë …”, tha Osmani.

Sipas saj në marrëveshje thuhet se do të ketë vetmenaxhim të komunitetit serb në Kosovës “dhe kjo mund të bëhet edhe nëpërmjet Asociacionit, por vetëm e vetëm në tërësi në përputhje me Kushtetutën e Kosovës nën një, nën dy që respekton integritetin territorial e sovranitetin e republikës sonë, nën tre që respekton edhe dokumentin me shkrim të qëndrimit të amerikan, nën katër që respekton letrën e Mogherinit që nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive, dhe në fund që mbron funksionalitetin e brendshëm të Kosovës”, tha Osmani./21Media

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button