Vasfije Krasniqi caktohet e dërguar e posaçme presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar Vasfije Krasniqin si e dërguar e posaçme presidenciale për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur  vetë presidentja Osmani në një postim në rrjetin social X.

Osmani ka thënë se Vasfije Krasniqi, njëra nga të mbijetuarat e dhunës seksuale, i ka dhënë “zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës në Kosovë”.

“Në rolin e saj të ri, ajo do të vazhdojë kërkimin për drejtësi dhe do të përforcojë zërat e të mbijetuarve përreth”, shkruan Osmani./21Media

Back to top button