Rama: Ky vit nis i mbarë për Kosovēn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën për hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave.
Rama ka shkruar se ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian.
“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Europian. Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, ka shkruar Rama në X.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?