Dugolli: Kosova po përgatitet që ta mbrojë vetën

(Lajm i përditësuar)
Dugolli: Policia është reaguesi i parë në veri të vendit, KFOR dhe EULEX në asnjë rrethanë nuk mund ta zëvendësojnë policinë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Policia e Kosovës dhe institucioner e sigurisë së Kosovës janë reaguesi i parë sa i përket rendit dhe ligjit në veri të vendit.
”Sa i përket rendit dhe ligjit policia e Kosovës janë reaguesii parë dhe kanë mandatin e plotë ligjor dhe kushtetues të operojnë rend dhe ligj në atë pjesë, FKOR-i dhe instiuccionet tjrea si EULEX-i janë reagues i dytë dhe i tretë në asnjë rethanë nukmund ta zavendësojnë policinë dhe insitutioncet tona të sigurisë”, tha Dugolli.
Futja e FSK-së në veri, Dugolli: Vendimi do jetë i përbashkët
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se Kosova KFOR-in e konsideron si forc1% mike dhe aleate.
”Në moemtin që KFOR-i dhe instuticonet tona të sigurisë vleresojnë për forca shtesë atëehrë vendimi do jete i perbashkët”, tha Dugolli.
Dugolli: Kosova po përgatitet që ta mbrojë vetën
Nënkryetari i Komisionit për Siguri, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kosova po përgatitet që ta mbrojë vetën.
“Kosova po përgatitet që të mos befasohet nga sulmet e tilla nga fqinji ynë verior, pra Serbia, për shkak se ne kemi mandat që ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin terriotrial të Republikës , rendin dhe ligjin”, tha Dugolli, duke shtuar se institucionet e Kosovës janë të thirrura të ruajnë rendin dhe ligjin në çdo cep të republikës.
“Prandaj me të drejtë qeveria eKosovës duke parë si prioritet çështjen e sigurisë ka investu që nga ardhja në pushtet pra e në ardhje në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje Qeveria Kurti ka pasur një vemendje të shtuar, pra kë vemendje do ta ketë edhe të ardhmen”, tha Dugolli
Dugolli: Ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës
Nënkryetari i Komisionit për Siguri, Enver Dugolli në emsionin “Click” në RTV21 tha se ekziston rreziku i një përshkallëzimi të situatës në Kosovë.
“Ekziston rreziku i bazuar për një përshkallëzim të situatës, pa çka se Serbia po thotë se nuk qëndron prapa këtyre grupeve, por e vërteta është se argumentet ekzistojnë, faktet ekzistojnë, është vetëm një tendencë për të ikur nga përgjegjësia. “, tha Dugolli./21Media