Osmani në Bruksel takohet me Lajçakun

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në Bruksel është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një postim në platformën “X” Osmani ka njoftuar se me Lajçakun kanë biseduar edhe për çështjen e dialogut.
Tutje Osmani ka thënë se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është kyç për gjithë rajonin dhe po ashtu për sigurinë e stabilitetin e Evropës.

“Me Miroslav Lajçakun në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks në dialogun Kosovë – Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë e stabilitetin e Evropës”, ka shkruar Osmani../21Media

Back to top button