​GjND urdhëron Izraelin të marrë masa për të parandaluar akte të gjenocidit në Gazë

Gjykata e lartë e OKB-së vendosi që Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktet gjenocidale në Gaza, por nuk urdhëroi një armëpushim të menjëhershëm.

Gjyqtarët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) kanë dhënë një vendim të përkohshëm pas kërkesës  nga Afrika e Jugut, në rastin kundër Izraelit, në luftën e tij kundër Hamasit në Gazë.

Një vendim mbi akuzat e Afrikës së Jugut për gjenocid nuk pritet me vite; Izraeli e mohon me forcë akuzën, duke e quajtur atë “të pabazë”

Ndërkohë, mediat amerikane raportojnë se kreu i CIA-s do të takohet në ditët në vijim me zyrtarë izraelitë, katar dhe egjiptianë për të diskutuar një armëpushim të ri të mundshëm në Gaza.

Sulmet hakmarrëse të Izraelit në Gaza kanë vrarë 25,900 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Lufta aktuale filloi pasi Hamasi sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1300 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë peng 240./21Media

Back to top button