Dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj, arrestohet një grua në Podujevë

Është arrestuar një grua në Podujevë nën dyshimet se ka keqtrajtuar tre fëmijët e saj.
Në raportin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur më 21 janar, përcjellë rtv21.tv.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Policia rastin e ka cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”./21Media