Rama: Pa asnjë dyshim do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme

(Lajm i përditësuar)

Rama: Pa asnjë dyshim do të fitoj në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Prishtinës, Përarim Rama synon që në krye të Prishtinës të jetë edhe një mandat.

Ai në ‘’Click’’ të RTV21 tha se pa asnjë dyshim përsëri do jetë bashkë me LDK-në.

‘’Apsolutisht që po e kemi një bashkepunim me LDK- dhe do jemi se bashku në mandatin e dytë, e kam  thënë në fillim që më duhen dy mandate ta transformoj kryeqytetin, jemi një jemi bashkë dhe do vazhdojmë’’, tha Rama, teksa u shpreh I bindur se do e fitoj përsëri këtë garë ‘’Pa asnjë dyshim’’.

Rama gjithashtu u shprehë se ‘’Nëse është dikush që mundet me kry punë më mirë se unë, atherë edhe unë do ta votojë atë’.


Rama: Kurtin e kam ftuar disa herë në takim, por ende s’ka ardhë

Kryetari i Prishitnës, Përparim Rama në ‘’Click’’ të RTV21 tha se e ka ftuar disa here kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurtin për tu takuar, por ai nuk ka pranuar.

‘’Mundohem me qenë i afërt me të gjithë liderët, normalisht diskutime me të shpeshta kam me Lumirin, me Kryeminsitrin kam kërkuar moti të takohem, por ende nuk jam takuar me disuktu për të mirën e qytetit, e kam ftuar shumë dhe gjithmonë ka qenë javën tjeter, javën tjetër, ajo javë nuk erdhi ende’’, tha Rama.


Rama: Me Liburn Aliun kemi bashkëpunim të mirë, e falënderoj publikisht

‘’Nuk duhet t’i shohim gjërat brenda petkut partiak, por për të mirën e gjithë vendit tonë’’, tha kryetari I Prishtinës, Përparim Rama në ‘’Click’’ të RTV21, teksa foli për raportin që ka me ministrin Liburn Aliu.

‘’Me Liburn Aliun kemi bashkëpunim të mirë e falënderoj publikisht, kemi këtë projekt të shpimit, shpimin e rrugë seë veternikut e kanë ndarë buxhetin 8 milionesh ne kemi marrë përsipër dizajnin’’, tha Rama.


Rama: I kemi ndarë tokën Ministrisë së Kulturës për Teatrin e Operës, por qe dy vjet ata e bllokuan plotësisht

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një intervistë për RTV21 tha se komuna e Prishtinës i ka ndarë tokën Ministrisë së Kulturës për Teatrin e Operës, por tash e dy vite ata nuk e kanë përfunduar projektin.

”Ne e kemi ndarë tokën për Ministrinë e Kulturës ajo është përgjegjëse, kemi prit që ky project të ndodh, s’ka ndodh ende, u nderpre për këtë arsye kemi shfaq projektin tonë alternativë, do fillojmë për këtë projekt punën, prej të hënës është publik ky projekt”, tha Rama.


Rama: Ne nuk do të ndalemi përkundër bllokadave nga Qeveria

Rama: Na duhet vetëm një leje nga Qeveria për ta bërë unazën me BERZH, por gjithmonë e kam përgjigjen, Jo nga Ministri

Rama: Na duhet vetëm një leje nga Qeveria për ta bërë unazën me BERZH, por gjithmonë e kam përgjigjen, Jo nga Ministri

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ‘’Click’’ të RTV21 tha se Qeveria e Kosovë duhet të ketë më shumë përgjegjësi ndaj Kryeqytetit.

‘’Gjysma e buxhetit  50% e buxhetit të qeverisë merret prej bizneseve të kryeqtetit. Duhet me pas një pergjëgjsi ndaj Kryeqytetit mos me trajtu si një komunë që i ka 1 mijë banorë.’, tha Rama.

Rama gjithashtu foli për projektet përmes të cilave synon t’i josh ndërkombëtarët.

‘’Ne nuk do të ndalemi do t’i gjejmë të gjitha mundsitë tona për t’i shtyer perpara projektet tona’’, tha Rama.

Duke folur për punën që po bën në Kryeqytet, Rama tha se nuk ka bllokur rrugët, po vetëm kanë bërë vazhdimin e sheshit ‘’Nënë Tereza’’.

‘’Në bazë të matjeve të fundit i kemi që 180 mije makina hynë në kryeqtet ëdo dite, kemi infrastrukturë të mangët për të gjitha këto makina, është super informat e mirë por ne duhet t’I krijojmë infrastrukturë e cila ju mundëson që mos të kemi stres. Nuk i kemi bllokur gjysmën e rrugëve e kemi bërë vetëm vazhdimin e sheshti ‘’Nënë Terezës’’ deri te sheshi ‘’Xhorxh Bush’’, e kemi pas një qytet ku këmbësori s’ka mujt me ec as në rrugën e vetë, ne i kemi ndalu makinat në këto zona’’, tha Rama.


Rama: Nuk kam ardhë të bëjë politik, por ta dretjojë kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ”Click” të RTV21 tha se fokusi ti tij është Prishtina, madje ai shtoi se nuk ka ardhë për të bërë politik.

”Fokusi im është Prishtina, fokusi im kryeqyteti, refuzojë te merrëm me politike, dua rezultat. Nuk më duhet një koalicion nëse nuk e kemi ekipen e cila është transofrumese nuk kam ardhe të bëjë politikë kam ardhë këtu ta drejtojë kryeqytetin”, tha Rama.


Rama: Jam në kontakt me Abdixhikun, por vendimet Iimarrë unë

Kryetari I Prishtinës, Përparim Rama në ‘’Click’’ të RTV21 tha se ështëiI fokusuar në rezultate dhe se shkarkimet nuk kanë të bëjnë me aspekte politike.

‘’Jam I fokusuar në rezultate, po nëse çështja me mbeturinat kishte me qenë okej, nuk kishte me pas shkarkim, nëse digjitalizimi kishte me qenë okej nuk kishte me pas shkarkim, këtë e shohë process menaxherial jo politik, jam përtej partive politike për të mirën e kryeqyetit’’, tha Rama,

Ai tutje shtoi se ‘’Ne jemi në kontakt me Lumir Abdixhikun si gjithmonë, por vendimet i marrë unë, unë jam kryetari i Prishtinës une vendosi’’.


Problemi me qentë endacak në Prishtinë, ‘’Si kryeqytet kemi bërë më shumë se në regjion’’

Kryetari I Prishtinës, Përparim Rama në ‘’Click’’ të RTV21 tha se për zgjidhjen e problemit të qenëve endacakë, i dha 11 muaj drejtorit të tij, Lulzim Fushtica.

‘’Edhe Fushticës i kam dhënë një afat që deri në fund të viti të kemi përmisim për qentë endacak, janë problem regjional’’, tha Rama.

Rama tutje shtoi se, Prishtina ka bërë për qente endacak më shumë se Qveria

‘’Kemi kërkuar nga qeveria që ta ndryshojë ligjin për qentë endacak, kemi krijuar kushte shtesë per me hek problemin e qenëve endakcak. Kemi bërë më shumë, jo vetëm në Kosovë dhe regjion nuk mundemi me dalë jashte ligjit dhe me bë me shumë se që kemi bërë..


Rama: Brenda 6 muajve do të kemi përmisim në pastrimin e qytetit

Rama: Nënkryetaren e PDK-së e shkarkova se e sabotoi punën

Riformatizimi i kabinetit, Rama: Kam përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe duhet të veprojë

Shkarkimet e fundit që janë bërë në komunën e Prishtinës, Kryetari i saj, Përparim Rama në ‘’Click’’ të RTV21 tha se nuk kanë të bëjnë me prishje të koalicionit.

Rama tha se ka kohë që një mënyrë ai i ka paralajmëruar partnerët se nuk është i kënaqur me punën e tyre, për çka shtoi se ka përgjegjësi ndaj qytetarëve.

‘’Jemi pajtu që ndryshimi duhet me ndodh, por ndryshimi nuk ndodhke, dhe unë si kryetar i Prishtinës kam përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe duhet të veproj. Nuk mundem me prit gjithmonë që aj vendim të merret ose te pajtohem se dicka e keqe që është dasht me u permisu nuk është përmisu’’, tha Rama.

Rama komentoi edhe shkarkimin e nënkryetarës së Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, për të cilën tha se ka refuzuar që ti shtyjë vendimet përpara, gjë të cilën e ka pranuar edhe vet ajo.

‘’Nenkryetarja qe dy vite e ka pasur të vetmin elment kyq, digjitalizimin, u pajtuam që puna për digjitalizimit të shtyhet përpar, u zhagit puna deri në dhjetor që e pranoi se ka refuzuar ta shtyj këtë vendim përpara, askush në kabinetin tim nuk i shtyn gjërat përpara unë e kam për detyrë ta heku nuk la asnje bllokad, kjo ka qenë sabotazh dhe si rezultat nuk është pjesë e kabinitetit im’’, tha Rama.

Rama gjithashtu foli edhe për shkarkimin e drejtorit Ilirik Musliu, për çka tha se problem me mbeturina ka qenë që nga fillimi dhe procesi për ta elmiminuar këtë problem është ‘’zhagitur’’, dhe se si shkak i mbeturinave tha se ”Jemi buzë një epidemie”.

Rama tutje tha se ka besim që me drejtorin e ri të emëruar në postin e Drejtori të Shërbimeve Publike Bekim Brestovci brenda 6 muajve pastërtia në Prishtinë do jetë në nivel.

‘’Kam besim ne drejtorin e ri. Gjendja me mbeturina do permisohet dukshëm shumë shpejt, Brenda një periudhe 6 mujore do kemi një permisim’’, tha Rama.


Rama: PDK ka munguar në tri seanca, drejtorët e PDK-së i kam diskriminuar pozitivsht

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ‘’Click’’ të RTV21 ka folur për punën brenda kabinetit qeverisës së tij, me theks të veçantë për punën e shpronësimit të pronave.

Rama ndër tjera shtoi se partneri i tij në koalicion PDK-ja nuk ka marrë pjesë në tri senaca.

‘’PDK që tri seanca paraprake mungon në asmable dhe arsyetohet se në pikat e rendit të ditës po i dërgojmë të gjithëe në të njejtën kohë dhe nuk po i japim prioritet partnerit’’, tha Rama.

Por, Rama këtë nuk po e sheh si të arsyeshme.

‘’Nuk e kuptoj arsyen pse, dhe nuk mendoj qe kjo eshte e arsyeshme per mos prezencen ne seanca. Kam tentuar të jam  afërtë me të githë sepse të gjithë I trajtojë si prishtinali, në koalicion i kam trajtuar njëjtë drejtorët e PDK-së i kam diskriminuar pozitivsht’’, tha Rama.


Rama: Ministria e ka obliguar Komunën që ta bëjë shpronësimin, para qeverisjes tonë

Rasti me shpronësimin e pronave, Rama: VV-ja e PDK-ja po e shfrytëzojnë këtë kundër meje

I pari i Prishtinës, Përarim Rama në një intervistë në RTV21 tha se vendimi për shpronësimin e pronave është vendim nga qeverisja e kaluar, i cili është kërkuar të vazhdohet edhe nga qeverisja e tij.

‘’Ministria e ka obligiuar Komunën që ta bëjë shpronësimin para qeverisjës tonë, po ashtu po them se krejt qa kemi ne në dorë është me negociu për mos me leju që me qenë nje pjese për mos me shkaktu problem për komunën, nuk përfudon cikli deri sa ministria e finanacve nuk e percakton vleren’’, tha Rama.

Rama gjithashtu përmendi faktin se nëse nuk respektohen të gjitha rregullat, atherë komuna edhe mund te paditet.

Rama tha se para çdo séance komunale të thirrur, analizohen të gjitha pikat e të gjithë drejtorave, teksa shtoi se këto paknaqësitë rreth shpronësnimit janë shfaqur para 6 jave, dhe sipas tij, kjo nga VV-ja dhe PDK po shfrytëzohet për dëmtim të imazhit.

‘Per 6 jave nuk pat problem askush, për një moment kur ne e preznatuam projektin e sheshit‘’Gjorxh Bush’’, atëherë u vendos për me raportu nga grupi koha pasi që atyre nuk iu konevnon për parking, këtë po e shfrytzon VV e PDK kundër meje si kryetar’’, tha Rama.

Ai tutje shtoi se ka kërkuar nga Prokuroria që të zgjerohen hetimet, pasi që në këtë rast ka presione politike.

‘’Kam kërkuar nga Prokuroria që të zgjerohet ta shikojne pse Ministria e Pushteti Lokal kur e shpall të ligishme pse pas disa ditësh nga presioni e kthen vendimin e vet, duket se në shoqërinë tonë kemi presione politike, ka presion politik’’, tha Rama.

Rama tha se është i bindur se ‘’Në këto pika po shfrytzohet për demtim të imazhit tim, se qe 2 vjet po kryejmë punë të shumta në kryeqytet, punë që nuk i ka kryer askush’’.

Rama tutje shtoi se nuk ka pasur ”Ftesë nga Prokuroria dhe nuk është në dijeni nëse dikush nga Komuna është kontaktuar nga Prokuroria”.


Rama: Përparim Rama nuk shkëmebu asgjë në komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ‘’Click’’ të RTV21 ku po diskutohet tema që u përfol shumë ditëve të fundit në Prishtinë, ajo e shpronësimit të pronave, tha se ai nuk shkëmebu asgjë dhe se i gjithë procesi ka filluar para qeverisjes së tij.

‘’Përparim Rama nuk shkëmbeu asgjë, është një process i filluar para Perparim Ramës, një proces që është marrë vendim nga ministria që e ka detyruar komunën e Prishtinës për me bo shkëmbimin, tash është kërkuar me vazhdu ky proces’’, tha ndër tjera Rama.

Duke folur lidhur me këtë temë, Rama spjegoi se shkëmbimi i pronave nuk ka të bëjë me pronë, por me vlerë, vlerë kjo që sipas Ramës vendoset nga Ministria.


Rama: Nesër do jem në seancë, ajo se çka do ndodh është politizim i gjërave nga VV dhe PDK

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në ‘’Click’’ të RTV21 tha se do të marrë pjesë nesër në seancën e kuvendit komunal të Prishtinës, ku temë diskutimi do të jetë anulimi i vendimit të shkëmbimit të pronës komunale “Prishtina e Re” me atë private në Badoc.

‘’Absolutisht po, është proces demokratik, do jemi aty’’, tha Rama.

Ai tutje shtoi se ky vendim mund të anulohet nëse merr votat e mjaftueshme, por që shtoi se ‘’është një process paralel gjyqësor’’.

I pari i Prishtinës, tutje tha se në seancën e nesërme ajo se çka do ndodhë është politizim i gjërave, teksa shtoi se është çështje politike sepse sipas tij, s’ka asnjë arsye me u shfuqizu.

‘’Një proces interesant, aspketi i pronave është një proces që ndodh në çdo séance, asamble për arsye se Prishtina i nevojiten për me shkemby prona per me i shty projektet përpara, sepse kemi shumë prona të cilat konsiderohen me inters publik dhe për këtë arsye duhet me u shkemby me prona tjera për me leju zhvilimin e kryeqytetit’’, tha ndër tjera Rama./21Media

Back to top button