Hoti: Deklaratat e O’Brien duhet të merren me shumë shqetësim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avullah Hoti ka reaguar pas deklaratave të Ndihmës sekretarit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.
O’Brien ka thënë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan rtv21.tv.
Ndërsa Hoti ka thënë se deklaratat e Ndihmës-sekretarit Amerikan duhet të merren me shumë shqetësim dhe se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale dhe kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve.
“Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme. Keq. Në prag të përvjetorit të pavarësisë, do të duhej të merrnim mesazhe urimi”, ka shkruar Hoti në “Facebook”./21Media