Një e katërta popullsisë në Kosovë jeton në varfëri

Varfëria në Kosovë vazhdon të rritet nga viti në vit, inflacioni dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve e ka bërë edhe më të vështirë gjendjen sociale të familjeve në nevojë.

Sipas një raporti të UNDP-së, për vitin 2023 shkalla e varfërisë u rrit për 16% në krahasim me vitin 2021. Lidhur me këtë situatë organizata humanitare Kryqi i Kuq thotë se në baza vjetore arrijnë të ndihmojnë rreth 10 mijë familje ndonëse sipas tyre kërkesa e madhe e pamundëson ndihmën e vazhdueshme në baza mujore.

Ndërkohë, njohës të çështjeve thonë se institucionet përveç ndërhyrjes në politika fiskale duhet të marrin masa në sektor të caktuar dhe jo gjithëpërfshirës.

“Unë jetoj vet i treti në këtë shtëpi me qera herë e paguaj herë jo, jetoj me social gruan e kam të sëmur punoj ku do që më thërrasin fitoj 5 euro 10 euro, ditën e kaloj me 5 euro 2 euro, kaniherë hiç në këto kushte jetoj”, tha për rtv21 Rrahim Beqiri, kryefamiljar.

Rasrti i familjes së Rrahim Beqirit nga Prishtina, është vetëm njëri prej 10 përqind të familjeve kosovare të cilat i takojnë këtij grupi social që nga viti 2021 deri më 2023. Kështu thonë të gjeturat e një raporti të UNDP, sipas kë cilit nga viti 2021 në Kosovë u shtua numri i familjeve shpenzimet jetësore të të cilave brenda një dite janë më pak se 1.85 euro.

Sipaës UNDP-së, ndër shkaqet e varfërisë në Kosovë është edhe papunësia, e cila ,sipas matjeve të fundit të Agjencisë së Statistikave, në vitin e kalaur është mbi 11 përqind.

“Shkalla e papunësisë në Kosovë për vitin 2023 është 11.5%, ndërkohë punëkërkuesit e regjistruar sipas grupmoshës për muajin nëntor 2023, janë gjithsej 40, 372. Prej tyre mbi 20 mijë meshkuj dhe mbi 19 mijë femra”, Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Ndonëse deri tani nuk janë publikuar të dhëna të sakta për shkallën e varfërisë në Kosovë, në Kryqin e Kuq të Kosovës thonë se brenda një viti arrijnë të ndihmojnë rreth 10 mijë familje nëpër komuna të ndryshme në vend.

“Për faktin se ne vet financohemi nuk arrijmë të ju dalin në ndihmë familjeve në baza mujore mirëpo herë pas here ne marrim aksione për ndihmë me ndihmën e kompanive të ndryshme bamëmirëse”, tha Shala.

Derisa institucionet e Kosovës, flasin për subvencione për qytetarë, rritje ekonomike dhe ngritje të pagave, drejtori programor nga instituti Riinvest, Visar Vokrri, thotë se në dy vjetët e fundit Kosova u përballë me një krizë çmimesh, e cila ka ndikur në rritjen e numrin e familjeve të varfëra.

“Nuk ka të dhëna të sakta të shkallës së varfërisë por në bazë të një hulumti të bankës botërore, në Kosovë 1 e katërta e popullisë jeton në varfëri, këtu ka ndikur edhe kriza e çmimeve që e goditi Kosovën, ajo që do duhej bërë për të eleminuar varfërinë në Kosovë është ndërhyrja në politika fiskale, dhe masa por jo masa gjithëpërfshirëse po masa në sektor të caktuar të cilat do të ndikonin që varfëria të zvogëlohet”, tha Vokrri.

Sipas njohësve të çështjeve ekonomike, sfidë kryesore në Kosovë mbetet papuënsia dhe deficiti tregtar, dhe për dalje nga kjo situatë Kosovës i duhet një rritje ekonomike prej mbi 6%./RTV21/21Media

Back to top button