Reagon Luli i “Dardanëve”: Shpresojmë që Foda të jetë arkitekti i një kombëtare që fiton

Franco Foda u zgjodh sot zyrtarisht si trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës.
Foda merr drejtimin e “Dardanëve” dhe është pasuesi i Primozh Glihes.
Me këtë rast, ka reaguar edhe i pari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha.
“Me emërimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda, shpresojmë të fillojmë një frymë e re dhe një kapitull i suksesshëm për Kombëtaren e Kosovës. Koha për ta bërë një kapërcim cilësor dhe për të korrë rezultate çfarë i presim si Dardanë e komunitet i futbollit. Shpresojmë që Foda të jetë arkitekti i një kombëtare që fiton në fushë dhe na gëzon në tribuna”, shkroi Berisha në “Facebook”.