Gjendet pa shenja jete një person në një zonë mali të përfshirë nga zjarri në Rezallë
Një person është gjetur pa sheneja jete në fshatin Rezallë të Skenderajt sot rreth orës 18:00.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për portalin rtv21.tv se i ndjeri ishte i moshës 77 vjeçare.
“Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tijë në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes”, tha Zahiti.
Ai po ashtu bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML./21Media