Hovenier: ShBA qëndron fuqishëm krah KFOR-it për sigurinë në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Hovenier ka thënë se me Ulutas kanë folur për situtën e sigurisë në Kosovë, duke shtuar se SHBA-të qëndrojnë fuqishëm krah KFOR-it.

“Takimi i mirë me Komandantin e KFOR’it, MG Ulutaş. Përsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë në Kosovë dhe diskutuam për sfidat aktuale. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fuqishëm me @NATO_KFOR  pasi punon për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.

Back to top button