Kosova U16 mposhtet nga Sllovakia, nesër dy ndeshje

Hendbollistet e Kosovës U16 po vazhdojnë me ndeshje në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë.

Të mërkurën, Kombëtarja jonë luajti me Sllovakinë, ndërsa pësoi me rezultat të thellë, 27:7. Sërish vajzat tona nuk shfaqën shumë, përkundër angazhimit.

Por ato kanë kuptuar edhe një herë që i pret punë e madhe për të arritur në nivel serioz ndërkombëtar.

Të enjten Kosova U16 luan me Rumaninë e më pas me Slloveninë.

Show More
Back to top button