Vdes ish-ylli i Manchester United
Ish-ylli i Manchester United, Bobby Power ka ndërruar jetë pas një beteje me kancerin në pankreas në moshën 40 vjeçare.
Power vdiq në Hospice Dr Kershaw në Oldham, vetëm dy javë pasi u martua me të dashurën e tij që nga fëmijëria, Jemma Power-Bliss, para miqve dhe familjes në ditën e Shën Valentinit.
Ai la pas vetës edhe tri vajzat e tij të reja, Loren (20 vjeç), Kaitlyn (19 vjeç) dhe 12 vjeçaren, Heidi.
Bobby ishte lojtar i të rinjve të United në vitet e ’90-ta, para se të bëhej një trajner personal dhe i famshëm në rrjetet sociale si motivues.
Si tinejxher, ai gjithashtu u paraqit si Gordon Burley në filmin e futbollit “There’s Only One Jimmy Grimble” në vitin 2000.