Të shtëna me armë në Haraçinë, policia bllokon rrugën!

Sot ka pasur të shtëna me armë në fshatin Haraçinë të Shkupit, shkruan TV21. Jozyrtarisht mësohet se ka të plagosur. Policia është në vendin e ngjarjes, ndërkaq, mësohet se është plagosur një 39-vjeçar me iniciale E.S., i cili është shtrirë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

“E.S. 39 është sjell në Shën Naumi i Ohrit, me plagë në kraharorin e djathtë”, thonë nga spitali për TV21.

Nga MPB ende nuk ka njoftim zyrtar në lidhje me rastin.

Një person tjetër dyshohet se është gjithashtu i plagosur, por që është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është futur në sallë të operimit për ndërhyrje kirurgjike./TV21

Back to top button