Gërvalla nis nesër vizitën zyrtare në Japoni, pritet të zhvillojë takim me homologen Kamikawa

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, (MPJD), Donika Gërvalla, nesër nis vizitën zyrtare në Japoni, ku do të zhvillojë takime me Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kamikawa, deputetë japonez, delegacionin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), delegacionin e Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JBIC) dhe ambasadorë të shteteve të akredituar në Japoni.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për emdia nga MPJD ku thuhet se gjatë këtij takimi Gërvalla do të shpalosë progresin e Kosovës në demokratizim, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe mundësi të investimeve strategjike në Kosovë.

“Vizita e Ministres Gërvalla në Japoni është e një rëndësie të veçantë në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale me shtetin japonez, si në rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në fushën e ekonomisë, arsimit dhe digjitalizimit”, thuhet në komunikatë.

Back to top button