Policia parandalon bartjen ilegale të drunjëve

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të bartjes ilegale të drunjëve në Shtërpcë.
Rasti ka ndodhur të shtunën në fshatin Shushicë të kësaj komune.
Sipas njoftimit shoferi R.S, mashkull kosovar i moshës 32-vjeçare me automjetin Merecedes furgon me targa vendore po trasportonte drunjë ilegalisht.
“Gjatë kontrollimit të dokumentacionit ka rezultuar që automjeti ishte paregjistrim që nga data 05.09.2023. Në lidhje me këtë janë njoftuar zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve të Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar një fletëparaqitje për traportin ilegal të drunjëve dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.