Osmani falënderon BIK-un për kontributin që jep për shtetit dhe familjet në nevojë

(Lajm i përditësuar)
Konjufca: Përmes Fitër Bajramit afrohemi me njerëzit në nevojë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke uruar harmoni në familje dhe në popullin tonë.
Konjufca ka thënë se kjo festë na shtyn në dritën e solidaritetit që të gjithë të jenë të barabartë, dhe të afërt me ata që janë në nevojë.
“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë besimtarëve myslimanë kudo që jetojnë, ua urojë këtë festë të rëndësishme e cila përmban brenda mesazhin e qartë dhe shumë të sinqertë dhe mesazhi është për fisnikërinë e shpirtit si një formë e falënderimit ndaj krijuesit përmes agjërimit dhe sakrificës që na shtyn në dritën e solidaritetit që të jemi më të barabartë, që ta krijojmë një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë, që të jemi më së afërmi me ata që kanë nevojë e që nuk kanë atë që dëshirojnë, përkundrazi ne përmes kësaj afrohemi me njëri-tjetrin, me familjet tona, harmoni brenda familjeve tona, harmoni në shoqëri e në popullin tonë, duke dëshiruar më të mirën për të gjithë”, ka thënë Konjufca.
Bashkësinë Islame e kanë vizituar edhe tre partitë politike, PDK, AAK dhe LDK, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore e ndërkombëtare.
Osmani falënderon BIK-un për kontributin që jep për shtetit dhe familjet në nevojë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nga Bashkësinë Islame e Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, si dhe ka falënderuar ata dhe dhe BIK-un, për kontributin dhe përkrahjen dhe ndihma për të gjitha familjet në nevojë.
Osmani tha se shpreson që lutjet përgjatë Ramazanit të jenë lutje të pranuara. Ajo ka shtuar se do të vazhdojë të bashkëpunojë me BIK-un në të mirë të qytetarëve dhe të popullit.
“Shpresojmë që lutjet përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të jenë lutje të pranuara dhe për t’i falënderuar për rolin që Bashkësinë Islame e Kosovës në mënyrë që shteti ynë, qytetarët tanë të ecin përpara. Unë dua që t’i falënderojë për bashkëpunimin e gjithmonshëm krymyftiun Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij në mënyrë që sfidat me të cilat ballafaqohet vendi ynë dhe shteti ynë t’i tejkalojmë sa më parë e sa më mirë dhe t’i falënderojë edhe për kontributin që e kanë dhënë gjatë muajit të Ramazanit, duke i dhënë përkrahje dhe ndihma të gjitha familjeve që janë në nevojë do të vazhdojmë të punojmë së bashku në të mirë të qytetarëve tanë, në të mirë të shtetit tonë të dashur dhe edhe një herë urime të gjithëve festa e Bajramit”, është shprehur Osmani.
Me rastin e festës së Fiter Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës është vizituar nga krerët e lartë shtetërorë, përfaqësues të partive politike dhe drejtues të tjerë të institucioneve.
Haradinaj: Ky muaj ka dëshmuar sakrificën, solidaritetin dhe humanizmin
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Fitër Bajramit, në vizitën e tij në Bashkësinë Islame të Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën, duke thënë se gjatë muajit të Ramazanit u dëshmua përkushtim, sakrificë, solidaritet dhe njëkohësisht humanizëm.
Haradinaj ka falënderuar të gjitha ata kanë kontribur që ku muaj të kalojë mirë.
“T’i urojmë Fitër Bajramin, pra urime, ta gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë, ta gëzojnë shqiptarët të gjithë së bashku. Vërtet gjatë këtij muaji u dëshmua përkushtim, sakrificë, solidaritet dhe njëkohësisht humanizëm. I falënderojmë që gjatë këtij muaji kanë bërë shumë që të jemi bashkë dhe të kalojmë më së miri e në këto ndjenja gëzimi, na përcjell gëzimi gjithnjë”, ka vijuar Haradinaj.
Myftiu Tërnava gjatë takimit me Haradinajn e njoftoi se gjatë këtij muaji kanë ndihmuar 30 mijë familje me veshmbathje dhe pako ushqimore, por edhe kanë blerë dhe shpërndarë katër banesa, si dhe kanë ndërtuar tri shtëpi të reja, dy në Prizren dhe një në Vushtrri, megjithatë luten që mos të kenë nevojë për këto ndihma.
Krasniqi: Uroj që festat e ardhshme liderët e UÇK-së t’i presin me popullin e tyre
Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, kanë vizituar Bashkësinë Islame, ku nga aty kanë uruar të gjithë besimtarët myslimanë, por njëkohësisht kanë uruar edhe liderët e UÇK-së, që ende po mbahen në Hagë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se ka përgëzuar edhe myftiun Tërnava për ndihmën që ka bërë BIK për nevojtarët.
“E përgëzova dhe urova myftiun për punën e jashtëzakonshëm që Bashkësia Islame ka bërë edhe ndihmën ndaj nevojtareve, ndaj familjeve skamnore, ndaj gjithë atyre që kanë nevojë se këto festa marrin edhe një dimension më të rëndësishëm, dhe po ashtu ne shfrytëzojmë rastin t’ia urojmë të gjithë atyre që kanë agjëruar muajin e Ramazanit, përfundimin me sukses të këtij muaji me urimin që krejt ato adhurime dhe ky agjërim t’iu jetë pranuar dhe t’iu shpërblehet dhe po ashtu, nga këtu dëshiroj në mënyre të veçantë urojë edhe miqve tonë, bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, liderëve të UÇK-së, që ende po mbahen në Hagë, Hashin Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, duke uruar që sa më parë festat e ardhshme të bajramave të tjerë t’i presin bashkërisht me familjet e tyre dhe me popullin e tyre” ka thënë Krasniqi.
Pas vizitës së PDK-së, Bashkësinë Islame e kanë vizituar edhe drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ambasadorja e Izraelit Tamar Ziv uron Bajramin e Madh
Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përmes një mesazhi në platformën “X” ka uruar festën e Bajramit të Madh.
“Me fat Bajramin e Madh dhe urimet më të mira për miqtë që po festojnë në Izrael, Kosovë dhe në mbarë botën! Me fat Bajramin e Madh! Bajram Šerif Mubarek Olsun! Bayramınız kutlu olsun! Bahtalo Fiter Bajramo! Eid Mubarak!”, ka shkruar në urimin e saj ambasadorja Ziv.
Kurti viziton BIK-un, përkujton 37 hoxhallarë dhe imamë që rënë dëshmorë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Fitër Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, por edhe përkujtoi hoxhallarët që ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.
Kurti është shprehur se muaji i Ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit.
Gjithashtu, ai kujtoi se në këtë 25 vjetor të masakrave të kryera mbi popullin dhe vendin tonë,por njëkohësisht në Kosovë, duhet përkujtuar edhe 37 Hoxhallarë dhe Imam që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit në Kosovë.
“Muaji i Ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidoratitetit dhe të gjithë e dimë nga përvoja dhe historia që solidariteti dhe sakrificajanë janë mirësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë për çdo ditë po përkujtojmë 25 vjetor të masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tonë, në vendin tonë, por njëkohësisht beteja të lavdishme të UÇK-së. Andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhollarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit. Lavdi të gjithë atyre, edhe një herë gëzuar Fitër Bajramin”, është shprehur Kurti.
Bashkësinë Islame të Kosovës së bashku me kryeministrin Kurti, në vizitë ishte edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministria e punëve të jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i kulturës, Hajrullah Çeku.
Abdixhiku ua uron Fitër Bajramin
Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka uruar që vlerat e mësuara gjatë Ramazanit e Bajramit, të bëhen “vlera të përditshmërisë sonë”.
“Të dashur besimtarë, Me fat festa e Bajramit! Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja! Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë”, shkroi Abdixhiku.
“Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme. Me fat!”, shtoi ai.
Krasnqi uron Bajramin: Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Krasniqi ka thënë se kjo ditë feste rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat.
“Të gjithë bashkëqytetarëve të besimit islam, me fat Bajrami i Fitrit – kjo festë e forcës së besimit, qëndrueshmërisë dhe sakrificës. Si gjithherë, kjo ditë na e rikujton rëndësinë e bujarisë, dhembshurisë dhe përkujdesjes ndaj atyre me më pak fat”, ka shkruar Krasniqi.
“Në një botë që përballet me sfida dhe pasiguri, Bajrami shërben gjithmonë si një fanar shprese, uniteti dhe solidariteti. Andaj, këtë ditë, le të përqafojmë frymën e faljes, pajtimit dhe tolerancës. Juve dhe të dashurve tuaj – ky Bajram ju sjelltë paqe, lumturi dhe shumë bekime. Shpërndani dashuri e mirësi kudo që shkoni!”.
Ambasada e SHBA-së uron Fitër Bajramin
Ambasada amerikane në Prishtinë ka uruar të gjithë besimtarët që festojnë Fitër Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën.
Ambasada, mes gjuhëve që ka uruar, ka shkruar edhe në gjuhën shqipe.
Urimet më të përzemërta për të gjithë ata që festojnë Bajramin në Kosovë dhe në mbarë botën: Me Fat Fitër Bajrami, Bajram Šerif Mubarek Olsun, Bayramınız Kutlu Olsun, Eid Mubarak!”, shkroi ambasada amerikane në X.
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, Tërnava thirrje kundër ligjeve ë reja rreth familjes
Pas muajit të shenjët të Ramazanit, mijëra besimtarë myslimanë sot në mëngjesi iu drejtohen xhamive në Kosovë për faljen e namazit të Fitër Bajramit. Manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe, në Prishtinë, nga ku u kërkua që të ketë kujdes më të madh për fëmijët dhe familjen ngase simptomat e dobësimit të trungut familjar tashmë i kemi para vetës.
Manifestimi filloi me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit ishte ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga profesori i Medresesë, Shkelzen Hoxha. Namazi i Fitër Bajramit i priu kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti. Kurse, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, iu drejtua opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste, duke thënë i gëzohen kësaj dite duke u lutur për shëndet e mirëqenie, solidaritet e
“Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e madhëri, humanitet e siguri, duke u lutur që Zoti të mos na ndaj asnjëherë nga mëshira e tij. Botërisht është i njohur qëndrimi human i islamit rreth ruajtjes dhe shumimit të vullnetit njerëzor…familja është element kyç dhe bërthama e formimit të një shoqërie, është baza e forcës dhe e kohezionit të një shoqërie. Mirëqenia e saj nënkupton mirëqenien e gjithë shoqërisë. Feja jonë islame i ka kushtuar vëmendje të madhe familjes, themeleve të formimit të saj në vazhdimësi në mënyrë që ajo të mbetet e lartë, në harmoni mbizotëruese, duke i mbushur me dashuri prindërore e familjare. Familja konsiderohet si një shtyllë themelore e strukturës shoqërore për shkak të lidhjeve të saja shpirtërore, fetare, psikologjike, materiale e të tjera“, tha ai.
Tërnava theksoi se është urdhër hyjnor i të madhit Zot që familja duhet të jetë e kompletuar dhe ta dijë se kë e ka hallë e nënë, gjysh e gjyqe, vëlla e motër.
“Siç po shihet familja në fe e traditën tonë është mirësia bazë shoqërore mbi të cilën bazohet edhe struktura e shoqërisë, është elementi i parë me të cilën ndërtohet edhe kombi ynë dhe ka lindur atdhedashuria. Me të drejt feja islame e konsideron bazë për stabilitetin dhe mirëqenien e shoqërinë. Kushdo prej nesh që sjellë diskutimet por edhe debatet e shumta që po zhvillohen kohëve të fundit në vendin tonë për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh që këto përpjekje bien ndesh me identitetin, fenë dhe vlerat morale që posedon shoqëria jonë. Përpjekjet në këtë drejtim janë për shkak të zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull, ngase synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja dhe lidhjes emocionale me familjen, të afërmit, traditën, zakonet dhe fisin“, tha ai.
Ai i pati edhe një thirre për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Edhe në këtë ditë feste e para një gjemati të mrekullueshëm e nga ky vend i bekuar bëj thirrje për të gjithë që të kemi kujdes shumë të madh për të ardhmen e fëmijëve tanë, të familjes tonë. Simptomat e dobësimit të trungut familjar tashmë i kemi para vetës. Nëse paraluftës rrallë herë keni dëgjuar për vetëvrasjet, pasluftës pothuajse vetëvrasja pothuajse është bërë një dukuri shqetësuese… nga viti 2002 deri më 2023, fatkeqësisht kemi 1230 vetëvrasje në Kosovë, 151 vëllavrasje, 2933 raste humbje jetë në komunikacion. Vërtet shifra rrëqethëse , andaj kërkohet nga ne si shoqëri të mobilizohemi duke përfshirë të gjitha mekanizmat në parandalimin e këtyre dukurive ngase nëse qëndrojmë pasiv vetëvrasjet pro edhe vrasjet do të jenë fatale për ardhmërinë tonë“, tha ai, duke shtuar sipas normës islame është rreptësishtë e ndaluar.
Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re. Kremtimet e Fiter Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Familjarë e miq mblidhen bashke për lutje e në disa kultura, tradita e kërkon të mbahen veshje të reja dhe të piqen ëmbëlsira, ndërsa femrat zbukurojnë duart me kena.
Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.
Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment tejet shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj fesë.
Përndryshe, debati se kush dhe si duhet të lejohet të mbetet shtatzënë ka vënë në dyluftim dy taborë: ata që mendojnë se një grua duhet të lejohet të bëjë çfarë të dojë me trupin e saj dhe ata që thonë se vetëm gruaja që ka partner, duhet të lejohet t’i përdorë metodat e fertilizimit të asistuar, të njohur si IVF. I gjithë ky debat ka nisur nga projektligji për shëndetin riprodhues, i cili është diskutuar disa herë në Kuvendin e Kosovës që nga marsi i vitit të kaluar. Në këtë projektligj parashihet që gratë të kenë qasje në IVF pa marrë parasysh statusin e tyre: qofshin beqare, qofshin në një çift homoseksual apo heteroseksual.
Fertilizimi i asistuar, i njohur si IVF, është një procedurë mjekësore përmes së cilës një grua mund të mbetet shtatzënë, nëse një gjë e tillë nuk arrihet në mënyrë natyrale. Ndërsa, bankat e qelizave riprodhuese janë vendet ku ruhen qelizat riprodhuese – qelizat vezë dhe spermatozoidet – dhe embrionet, për t’u përdorur për feritilizim të asistuar.
Kosova e ka të rregulluar çështjen e IVF-së që nga viti 2013, përmes një udhëzimi administrativ, i cili parasheh që edhe individët, edhe çiftet të kenë të drejtë në qasje për IVF, por nuk parasheh bankë të qelizave riprodhuese.
Osmani: Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit
Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit. Ajo ka thënë se Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.
Solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.
“Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.
Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!
Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.
Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!
Urime dhe me fat Fitër Bajramin!”, thuhet në urimin e presidentes.”, thuhet nw urimin e presidentes.
Kurti uron Bajramin: Mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Fitër Bajramit . Ai ka uruar që agjerimi i 30 ditëve të muajit të Ramazanit të jetë i pranuar.
“Për hajër Fitër Bajrami!
Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit. Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve.
Me urimin që agjërimi dhe lutjet t’ju jenë pranuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë gëzimi dhe mbarësi përherë!”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Pas muajit të shenjët të Ramazanit, miliona besimtarë myslimanë sot në mëngjesi iu drejtohen xhamive në mbarë botën për faljen e namazit të Fitër Bajramit.
Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re. Kremtimet e Fiter Bajramit shënojnë dhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Familjarë e miq mblidhen bashke për lutje e në disa kultura, tradita e kërkon të mbahen veshje të reja dhe të piqen ëmbëlsira, ndërsa femrat zbukurojnë duart me kena.
Shumë besimtarë e përdorin këtë festë edhe si kohë për të dhuruar, sepse i gjithë muaji i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi.
Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment tejet shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj fesë.