Vuçiq: U dërgova 14 letra liderëve evropianë që të rishqyrtohet vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se u ka dërguar 14 letra të gjithë anëtarëve të Këshillit të Evropës, lidhur me Kosovën.

“Kam shkruar 14 letra të ndryshme, të personalizuara. Secilës prej tyre ua kam drejtuar njohësve dhe mosnjohësve. Sidomos atyre vendeve që konsiderohen më me ndikim. Të gjitha ato letra janë përcjellë. Në ato letra kam kërkuar që të rishqyrtojnë vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së, pasi nuk ka shtet ligjor dhe se Asociacioni nuk është formuar edhe pas 11 vjetësh”, ka thënë ai, raportoi “B92”.

Ai tutje ka njoftuar se për këtë çështje ka diskutuar edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Back to top button