Osmani: Gjurmët e dhunës seksuale ende rëndojnë jetën e qytetarëve

14 prilli i bashkon të gjithë për të shënuar Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovës, kështu tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë në këtë ditë të gjithë qytetarët reflektojnë mbi vuajtjet dhe shprehin solidaritetin me të gjithë ata që kanë përjetuar këtë tragjedi.
Tutje ajo ka thënë se duhet siguruar që historia e tyre të mos harrohet dhe të mos përsëritet kurrë.
Ajo ka thënë se guximi dhe forca e të mbijetuarve të dhunës seksuale është burim frymëzimi për të gjithë.
“Kurajo e tyre është dritare e shpresës për brezat e ardhshëm dhe shembull i mbijetesës i të gjithë atyre që vuajnë për shkak të krimeve makabre. Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale të kryera nga ushtria serbe vazhdojnë të rendojnë ende jetën e qytetarëve të Kosovës. Gjatë luftës janë dhunuar mbi 20 mijë gra nga ushtria e policia serbe. Ato janë heroinat tona”, ka thënë ajo.