Me ftesë të Vjosa Osmanit, Begaj vjen në Kosovë

Me ftesë të presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj është nisur sot drejt Kosovës, ku do të marrë pjesë ditën e nesërme në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Presidenca njofton se Begaj do të ketë një takim kokë më kokë me Vjosa Osmanin, si dhe disa takime bilaterale me personalite te rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj u nis sot në Kosovë  me ftesë të Presidentes së Kosovës, Sh. S. Znj. Vjosa Osmani.

Presidenti i Republikës do të mbajë një fjalë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë në datën 15 prill 2024. 

Presidenti do të kete një takim kokë më kokë me znj. Osmani si edhe disa takime bilaterale me personalite te rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare”, njofton Presidenca./vizionplus.tv

Back to top button