​Kurti udhëton drejt Bullgarisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, i cili kësaj radhe mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kurti do të jetë i pranishëm në ceremoninë hapëse të forumit ku do të mbajë një fjalë rasti.

Ndërkaq, nesër do të jetë pjesë e sesionit të diskutimit “Pyetje për vizionarët: Roli i inovacionit, teknologjisë dhe arsimit për bashkëpunimin ekonomik rajonal”.

Pjesëmarrës në takimet e Sofjes do të jetë dhe kryeministri i Bullgarisë, Dimitar Glavchev, si dhe ministra, zyrtarë qeveritarë e personalitete nga Evropa. Me këtë rast, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij bullgar Dimitar Glavchev dhe presidentin Rumen Radev.

Back to top button