Sulmohet një zyrtar policor në Gjilan

Është arrestuar një burrë pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, të dielën në Gjilan.
Policia ka bërë të ditur se si pasojë e lëndimeve zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Policia rastin e ka cilësuar “ Sulm ndaj personit zyrtar”./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?