Ardita Sinani kandidate për të paren e Preshevës

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kandidate për kryetare të Preshevës.
“Ardita Sinani është një figurë e njohur në për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve në disa fusha të rëndësishme. Përfaqësimi i saj do të sjellë drejtim të ri dhe të energjishëm për të adresuar sfidat dhe të arriturat e komunës së Preshevës”, tha Kamberi.
Ndërsa për komunën e Bujanocit, më herët Ragmi Mustafi e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij pë të parin e komunës.