Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut, disktuojn për lirinë e “asocimit” të komunave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti njoftoi se ka zhvillua një takim punë sot në Prishtinë, nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Ađančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Nataša Tomanić dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević.

“Pas takimeve në Berlin, konsiderova që një hap i duhur është të diskutoj me përfaqësues serb të komunave veriore. I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.”, shkroi Kurti në Facebook.
Kurti tha se ata nënkryetarët e komunave të lartcekura janë shprehur të gatshëm të takohen me përfaësuesit e QUINT-it”

“Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe, më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu.”, tha Kurti.

Ai në fund shprehu mirënjohjen për punën e nënkryetarëve.

“Ky ishte bashkëbisedimi ynë i dytë në pak se dy javë. Komunikimi i shpeshtë dhe i rregullt është interesim, kujdes dhe vullnet i dyanshëm për të diskutuar e planifikuar projekte, dhe për adresuar sfida e vështirësi.U jam mirënjohës nënkryetareve Ađančić, Tomanić dhe Bogojević për punën e tyre të përditshme dhe kurajën për t’i shërbyer publikes dhe qytetarëve.”, përfundoi kreu i ekzekutivit./21Media

Back to top button