Theret me thikë një person në Orllan të Podujevës

Një person është therë me thikë sot në Orllan të Podujevës. Këtë e konfrimoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa po intervistohen tre persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

“Sot rreth orës 19:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë) është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, deklaroi ajo.

Back to top button