SHBA-ja mirëpret vendimin e Qeverisë për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve për qytetarët serbë

SHBA-ja mirëpret vendimin e Qeverisë për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve për qytetarët serbë
Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kështu deklaroi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Ai përmes një postimi në platformën X tha se “SHBA-ja mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike.”
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka vendosur për konvertim qytetarët serbë të mos detyrohen t’i nënshtrohen provimit për patentë shofer. Afafti për konvertimin e patentë shoferëve nis më 9 maj dhe përfundon me 9 gusht./21Media
The United States welcomes the Kosovan government decision to facilitate the issuance of Kosovan driver’s licenses to all citizens of Kosovo. We support efforts that enable further integration and advance our shared vision of an inclusive, multiethnic Kosovo.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 8, 2024