Kosova as sot nuk hyn në agjendë të ministrave të KiE, Ahmeti: Ka gjasa të shtyhet votimi

Konfirmohet bllokada, Kosova as sot s’hyn në agjendë të ministrave të KiE, Ahmeti: Ka gjasa të shtyhet votimi
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, njofton se as sot aplikimi i Kosovës në KiE nuk u vendos në agjendën e ministrave, duke konfirmuar se votimi ka gjasa të shtyhet.

Ahmeti ka theksuar se “qëndrimi i disa vendeve që Kosova duhet ta pranojë draft statutin e Miroslav Lajcak për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, bëri që pika e Kosovës të mos vendoset sot në agjendën e ministrave të jashtëm”.

Ai thotë se “Këshilli i Evropës po shfrytëzohet si levë presioni mbi Kosovën për ta pranuar draft Statutin e Lajcakut dhe për ta dërguar atë në Kushtetuese, në shpërputhje gjithashtu edhe me procesin e dialogut në Bruksel”.

“Në takimin e sotëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i mbajtur në nivel të Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare, nuk u adresua rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me aplikimin e Kosovës. Megjithëse ka mbështetje për vendosjen e anëtarësimit të Kosovës në agjendën e Ministerialit të 17 majit, qendrimi i disa vendeve që Kosova duhet ta pranojë draft statutin e Miroslav Lajcak për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese, në një mënyrë që është e pranueshme për Gjykatën, bëri që pika e Kosovës të mos vendoset sot në agjendën e ministrave të jashtëm”, ka shkruar ndër të tjera Ahmeti në “Facebook”./21Media

Back to top button