Përfshihet nga zjarri një veturë në Pejë

Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë, më 14 maj në Pejë.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe eksperti i zjarreve i cili ka konstatuar se zjarri është shkaktuar qëllimisht.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore./21Media