Gjendet mjet i pashpërthyer në Mitrovicë, KFOR-i në vendngjarje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur një mjet shpërthyes të mërkurën, në Mitrovicë.

Njësia për deminim e KFOR-it e ka tërhequr dhe shpërthyer mjetin.

“Dëshmitari kosovar ka raportuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka gjetur një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e KFOR-i cili ka tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) duke e shpërthyer në një vend të sigurt pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Back to top button